image Zyrtare: Herolind Shala vazhdon karrierën te skuadra turke

Futboll

Zyrtare: Herolind Shala vazhdon karrierën te skuadra turke

news image

Merkatoja e transferimit është ende e hapur në disa vende dhe sot u bë e qartë se Herolind Shala po largohet nga Stabek.

Ai u trasferua në klubin e kategorisë së dytë turke BB Erzurumspor.

“Ne kemi rënë dakord sot me BB Erzurumspor për një transferim për Herolind Shala. Ai kur erdhi në Stabæk, kishte një dëshirë të fortë që ne të lejojmë largimin e tij nëse do të kishte një ofertë nga jashtë – dhe kjo ka ndodhur tani”, thotë Torgeir Bjarmann.

Menaxheri i sportit thotë se shitja nuk ishte menduar, por që tani po kryhet pasi Stabæk mendon se ka zëvendësim të mirë në atë pozicion. Klubi dëshiron t’i japë më shumë shanse vendasit Herman Geelmuyden.

I urojmë fat Herolind Shalës” shkruhet në komunikatën e klubit norvegjez.

/Gazeta Sinjali Sporti/