image Futbollisti i kombëtares së Kosovës po mendon ta përfundoj karrieren tek Feronikeli

Futboll

Futboll/ Futbollisti i kombëtares së Kosovës po mendon ta përfundoj karrieren tek Feronikeli

news image

Ylli i kombëtares së Kosovës, Herolind Shala në një intervistë së fundmi ka treguar se do të kishte dëshirë që karrierën ta mbyllte te klubi i Drenasit, Feronikeli.

Rreth kësaj deklarate të Shalës ka reaguar klubi i Feronikelit, transmeton Gazeta Sinjali.

Ata kanë thënë që Shala është i mirëseardhur në Drenas dhe I kanë dëshiruar suksese në karrierë.

‘Është kënaqësi e jashtëzakonshme që një futbollist si ai vazhdon të jetë me këmbë në tokë, duke mos harruar asnjëherë prejardhjen e tij drenicase.’

‘Kjo në fakt nuk është hera e parë që Shala shpreh admirim për klubin e FC Feronikelit, pasi që dashurinë për Niklin e ka dëshmuar edhe shumë herë të tjera.’

‘Ai padyshim që është i mirëseardhur në klubin e tij të zemrës dhe i dëshirojmë edhe më shumë suksese e në veçanti shëndet në karrierën e tij’, thuhet në reagimin e Feronikelit./Gazeta Sinjali/

https://feronikelifc.com/falenderim-ndaj-kapitenit-te-kombetares-se-kosoves-herolind-shala/?fbclid=IwAR2x_fhqRE17oFVnE6-6oB0_McKFtaGZZYPUWe8t7xgp4pctRAyZNWK-SzU