image Pas Rashicës, lëndohet edhe ylli tjetër i Kombëtares

Futboll

Mungesat/ Pas Rashicës, lëndohet edhe ylli tjetër i Kombëtares

news image

Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar të marrë lajme të këqija, pasi që edhe Herolind Shala është lënduar.

Klubi i Shalës ka njoftuar se Shala ka pësuar një lëndim në stërvitje me Valerengan.

Ndeshja me Çekinë, e cila zhvillohet më 7 shtator në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, në orën 15:00 nuk ka nisur me lajme të mira për Kosovën.

Pas Hekuran Kryeziut, Arbër Zenelit dhe Milot Rashicës, futbollisti tjetër që pritet të mungojë është edhe mesfushori Herolind Shala.

Rrjedhimisht kuptohet se Herolind Shala do të jetë mungesa e katërt e Kosovës për përballjen me Çekinë dhe Anglinë që zhvillohen në fillimin e muajit shtator.