SC Gjilani ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e qendrës, i cili vjen nga Kroacia, Ivan Fustar.
Fustar, 31 vjeç i lindur në Split të Kroacisë, në skuadrën e Gjilanit vjen pas aventurës dy vjeçare në Qipro te skuadra, Nea Salamis.
Ai gjithashtu karrierë kishte bërë edhe në Katar te skuadra Al-Arabi ku u paraqit në edicionin 2017/2018.