image Zyrtare: Gjilani prezanton transferimin e madh, Donjet Shkodrën

Futboll

Zyrtare: Gjilani prezanton transferimin e madh, Donjet Shkodrën

news image

Skuadra e Gjilanit ka bërë një tjetër transferim bombastik.

Gjilani ka vazhduar me përforcimin e ekipit me qëllimin që të shpallet kampion këtë edicion.

‘Skifterat’ kanë shtuar në radhët e tyre mesfushorin Donjet Shkodra.

Shkodra është një futbollistë me mjaft përvojë pasi ka luajtur për disa vite në kampionatet si Shqipëria, Belgjika e Kazakistani.

Lajmin për transferimin e ri e ka bërë të ditur vetë klubi i Gjilanit përmes një postimi në llogarinë e tyre në Facebook.

Në ndërkohë ekipi i Ismet Munishin e ka nisur mirë edicionin e ri ku pas shtatë xhirove të para kanë 12 pikë të grumbulluar dhe ndodhen në pozitën e tretë.  /Gazeta Sinjali Sporti/