Skuadra e Gjilanit ka bërë një tjetër transferim bombastik.
Gjilani ka vazhduar me përforcimin e ekipit me qëllimin që të shpallet kampion këtë edicion.
‘Skifterat’ kanë shtuar në radhët e tyre mesfushorin Donjet Shkodra.
Shkodra është një futbollistë me mjaft përvojë pasi ka luajtur për disa vite në kampionatet si Shqipëria, Belgjika e Kazakistani.
Lajmin për transferimin e ri e ka bërë të ditur vetë klubi i Gjilanit përmes një postimi në llogarinë e tyre në Facebook.
Në ndërkohë ekipi i Ismet Munishin e ka nisur mirë edicionin e ri ku pas shtatë xhirove të para kanë 12 pikë të grumbulluar dhe ndodhen në pozitën e tretë. /Gazeta Sinjali Sporti/