image ZYRTARE: Gabriel nënshkruan kontratë të re afatgjate me Arsenalin

Futboll

ZYRTARE: Gabriel nënshkruan kontratë të re afatgjate me Arsenalin

news image

Arsenali ka njoftuar se ka rinovuar kontratën me mbrojtësin qendror brazilian, Gabriel Magalhaes.

Gabriel ka vendosur në letër një kontratë të re pesë-vjeçare, deri më 2027.

Që kur u bashkua nga Lille në shtator 2020, Gabi është bërë një pjesë integrale e skuadrës, duke bërë 81 paraqitje në të gjitha garat.

“Çdo ndeshje tifozët po e shtyjnë ekipin në stadium. Kjo është arsyeja pse jam shumë i lumtur që qëndroj këtu. Arsenali është shtëpia ime. Në të ardhmen, dua të fitoj ndeshje për Arsenalin, dua të fitoj trofe me Arsenalin dhe të qëndroj këtu për një kohë të gjatë sepse është shtëpia ime”, ka deklaruar Magalhaes pas rinovimit.

/GazetaSinjaliSport