image Zyrtare: Futbollistët e Malit të Zi që do të luajnë kundër Kosovës

Futboll

Sport/ Zyrtare: Futbollistët e Malit të Zi që do të luajnë kundër Kosovës

news image

Trajneri i Malit të Zi, Faruk Haxhibegiq, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e ardhshme kundër Bullgarisë dhe Kosovës.

Në listë gjendet edhe sulmuesi shqiptar Fatos Beqiraj, që ishte kapiten kundër Kosovës në qershor në barazimin 1:1.

Megjithatë trajneri i Malit të Zi i ka “dënuar” dy futbollistët serbë: Mirko Ivanic dhe Filip Stojkovic, të cilët nuk deshën të luanin kundër Kosovës, duke mos i ftuar fare për dy ndeshjet e muajit tetor.

Kjo është lista e Malit të Zi me lojtarët për ndeshjen kundër Kosovës. Takimi do të luhet në “Fadil Vokrri” më 14 tetor.