image Zyrtare: Feronikeli transferon Viktor Kukën

Futboll

Zyrtare: Feronikeli transferon Viktor Kukën

news image

Mbrojtësi, Viktor Kuka është lojtari më i ri i FC Feronikelit.

Kuka te skuadra e Feronikelit vjen nga Ferizaj, ekip në të cilin luajti sezonin e fundit.

I lindur në vitin 1990, Kuka ishte kampion i Kosovës në vitin 2012 dhe 2013 me skuadrën e Prishtinës dhe ne vitin 2018 u shpall kampion me FC Dritën.

“Për mua është një sfidë e re, jam i lumtur që jam pjesë e Feronikelit, klub i cili ka ambicje të mëdha. Nuk është hera e parë që luftoj për titull dhe shpresoj që titullin ta sjellim në Drenas” tha Kuka për faqen zyrtare të klubit.

FC Feronikeli gjatë ditës do të ketë edhe prezantime të reja. /Sinjali Sportiv/