Trajneri malazes Dejan Vukicevic do të jetë numri një i klubit futbollistik Feronikeli.
Vukicevic ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me klubin nga Drenasi për sezonin 2019/2020 – njofton Sinjali.com
Trajneri malazez më parë ka qenë pjesë e shumë skuadrave të njohura sikurse Zeta/Podgorica, Mogren/Budva, Vojvodina/Novi Sad, kurse në fund ka qenë trajner i ekipit nga Latvia, Ventpils.
Ndërsa në të kaluarë, Vukicevic, ka qenë futbollist i shumë skuadrave të njohura sikurse Sevilla, Partizani i Beogradit, Mogren.
Vukicevic sot pritet që të prezantohet para lojtarëve në stërvitjen e klubit e cila fillon nga ora 18:00./Sinjali.com