image Zyrtare: Federico Chiesa lojtari më i ri i Juventusit

Futboll

Zyrtare: Federico Chiesa lojtari më i ri i Juventusit

news image

Federico Chiesa edhe zyrtarisht e ka kompletuar kalimin e tij nga Fiorentina te Juventusi.

Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e Lega Calcio e Serie A duke konfirmuar se “Zonja e Vjetër” e ka regjistuar Chiesan si lojtarin e tyre më të ri.

Sipas “Sky Sport”, reprezentuesi italian i bashkohet Juventusit në formë huazimi me opsionin e blerjes për 50 milionë euro.

Të dy klubet pritet t’i shpalosin detajet e operacionit në orët në vazhdim. /Sinjali Sportiv/