image Zyrtare: Erjon Kastrati vazhdon me Yllin edhe për dy vite

Basketboll

Zyrtare: Erjon Kastrati vazhdon me Yllin edhe për dy vite

news image

Reprezentuesi i Përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Erjon Kastrati do të jetë pjesë e skuadrës së Golden Eagle Yllit edhe për dy sezonet e ardhshme, përcjellë Sinjali Sport.

Klubi nga Theranda ka njoftuar sot se Kastrati ka firmosur kontratë dyvjeçare me Yllin.

Kastrati në fillim të këtij viti u kthye në Kosovë dhe iu bashkua Yllit, ekip të cilin e udhëhoqi drejt titullit të parë të kampionit në histori të klubit. Ai gjithashtu, e fitoi edhe trofeun e Ligës Unike.

/Gazeta Sinjali Sporti/