image Zyrtare: Drita vazhdon të përforcohet, prezanton Tun Bardhokun

Futboll

Zyrtare: Drita vazhdon të përforcohet, prezanton Tun Bardhokun

news image

Drita mesa duket nuk di të ndalet me transferime, me një synim të vetëm për edicionin tjetër, rikthimin e titullit në Gjilan.

“Intelektualët” para një ore konfirmuan largimin e Arago Jamal, derisa tani kanë gjetur pasuesin.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Tun Bardhoku, që së fundmi ishte pjesë e Prishtinës, derisa tani ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me mundësi rinovimi për një tjetër.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Mirë se vjen Tun Bardhoku

Klubi jonë ka arrityr që shpejt të gjej zëvendësuesin e Arago Jamal i cili karrierën e tij do ta vazhdojë në Azerbejxhan.

Tun Bardhoku është lojtari ynë me të cilin kemi plotësuar boshllëkun e krijuar me largimin e Aragos.

Marrëveshjen mes Bardhokut dhe klubit e ka prezantuar drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi i cili i dëshiroi mirëseardhje në klubin tonë.

Kohëzgjatja e marrëveshjes është lidhur për dy vitet e ardhshme me mundesi vazhdimi edhe për një vit”, shkroi klubi. /GazetaSinjaliSporti/