Klubi i Dritës ka zyrtarizuar zgjatjen e kontratës për trajnerin, Ardian Nuhiu.
Ai do të jetë pjesë e klubit gjilanas edhe në dy vitet e ardhshme, transmeton Gazeta Sinjali.
Drita për momentin gjendët në pozitën e dytë me vetëm një pikë larg vendit të parë.
Ekipi gjilanas në postimin e tyre ka treguar se janë të kënaqur me punën e Nuhiut./Gazeta Sinjali/