image Emini i Dritës drejt shërimit nga koronavirusi, rezulton negativ në testin e dytë

Futboll

Futboll/ Emini i Dritës drejt shërimit nga koronavirusi, rezulton negativ në testin e dytë

news image

Futbollisti i Dritës, Izair Emini një javë më parë e konfirmoi se ka dal pozitiv në testin për koronavirus.

Gjatë ditës së sotshme, Emini përmes një postimi në Facebook ka lajmëruar se ka rezultuar negativ në testin e dytë, transmeton Gazeta Sinjali.

 Ai ka thënë se duhet pritur edhe testi i tretë për të dal negavit që të shërohet plotësisht.

“Nga dita e parë kam besuar se nuk jam i infektuar, pasi nuk kisha asnjë simptomë. Unë do të vazhdoj të qëndroj i izoluar për dy javë siç parashihet me rregulla. Kam kaluar një javë dhe shpresoj t’i bashkohem së shpejti Dritës”, ka thënë Emini. “Nuk e di se kur do të më bëhet testi i tjetër. Por, për t’u konfirmuar se nuk jam i infektuar me COVID-19, duhet t’i nënshtrohem edhe një testi të tretë”, thuhet në postimin e Eminit./Gazeta Sinjali/