image FC Drita si “jetim” në finalen e Kupës së Kosovës në “Fadil Vokrri”

Futboll

FC Drita si “jetim” në finalen e Kupës së Kosovës në “Fadil Vokrri”

news image

Dallimet në mes të FFK-së dhe FC Dritës, kishin filluar gjatë kandidatimit të kryetarit të FFK-së, Agim Ademi dhe kryesisë së FC Dritës.

FC Drita kishte mbështetur kandidaturën e Gramoz Vokrrit, dhe ky mendim i lirë iu kthye “boomerang” nga kryetari i FFK-të, Agim Ademi, duke e dënuar drejtorin sportiv, Valon Zymberi, ndërsa më herët kishte dhënë dorëheqje njëri nga donatorët kryesorë të FC Dritës, Flamur Bunjaku, i cili nuk ishte pajtuar me politikën të cilën e udhëheq kryetari Agim Ademi, shkruan Radio Star, përcjell Sinjali Sport.

Në finalen e Kupës së Kosovës në mes Dritës e Llapit, kjo ndasi në mes FFK-së e FC Dritës u vërejt me të madhe, pasi që zyrtarët e FC Dritës nuk ishin në ulset e VIPA-ve, ku skuadra e tyre ishte finaliste e Kupës.

FC Drita me paraqitjet e saj brilante në arenën ndërkombëtare ka arritur që ta ngrisë futbollin e Kosovës në ranglistë dhe t’ia mundësojë që edhe një skuadër kosovare të merr pjesë në garat evropiane, që është një sukses i jashtëzakonshëm i FC Dritës për futbollin e Kosovës.

Zyrtarët e Dritës dhe Presidenti i saj Valon Murseli, i cili “derdh” miliona dhe mban familjet e futbollistve të FC Dritës, i cili me paraqitjet e skuadrës së tij në arenën ndërkombëtare ka nderuar futbollin e Kosovës për një rang më të lartë të futbollit, në finalen e Kupës u anashkaluan thuajse nuk egziston si skuadër, apo duke të lënë në mëdyshje se e kujt është FC Drita.

Sipas rregullores, Presidenti dhe zyrtarët e klubit finalist duhet të jenë në vendet e VIP, për ta bërë edhe më madhështore ndeshjen futbollistike, pasiqë ata janë dhe mbajnë gjallë klubin.

Si është e mundur nga FFK të mos ftohet presidenti ekipes finaliste ? Ky vendim nuk do koment përpos një dobësi e madhe e FFK-së.

Edhe ryetari i FC Dritës, Valon Murseli, ka bërë të ditur se nuk kanë pasur asnjë ftesë nga FFK për ndeshjen finale.

“FFK na ka injoruar skajshmërisht, por ska problem. Ne do të vazhdojmë më tutje gjerë sa kemi mundësi e forcë. Duhet ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë, çdo dashamirë i futbollit, nuk jemi ne njerz që për pare shitemi, normal që është befasuese për të mos marrë ftesë nga FFK, kur klubi ynë ishte në finale, por kuptoni ne po ndajmë pasurinë e familjës sonë për futbollin e Kosovës e askush nuk po na mbron, duhet ditur se çdo gjëje i vjen fundi”, është shprehur Presidenti i FC Dritës, Valon Muresli.

Gjithashtu, presidenti i FC Dritës, Valon Murseli ka theksuar se shumë shpejt për shkak interesimit të madh të opinionit publik do të dal me një komunikatë lidhur me FC Dritën.

/GazetaSinjaliSport/