image ZYRTARE: Donat Rrudhani nënshkruan me Young Boysin

Futboll

ZYRTARE: Donat Rrudhani nënshkruan me Young Boysin

news image

Klubi zviceran, BSC Young Boys ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin me lojtarin e Përfaqësueses së Kosovës, Donat Rrudhani.

Reprezentuesi i Kosovës ka bërë një hap të madh në karrierë, duke ardhur nga Liga e Parë dhe duke nënshkruar me klubin e madh nga Superliga e Zvicrës.

“BSC Young Boys ka kënaqësinë të njoftojë një lëvizje tjetër. Mesfushori Donat Rrudhani po kalon nga FC Aarau në YB, 23-vjeçari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare deri në verën e vitit 2026”.

“Donat Rrudhani vjen nga Kosova, për kombëtaren e së cilës bëri dy paraqitje në verën e vitit 2021”, thuhet në njoftimin e klubit zviceran.

/GazetaSinjaliSport/