image Skuadra shqiptare transferon futbollistin e Young Boys

Futboll

Skuadra shqiptare transferon futbollistin e Young Boys

news image

Skuadra nga Shqipëria, KF Tirana ka zyrtarizuar transferimin e Taulant Seferit.

Seferi është transferuar te skuadra shqiptare pas largimit nga klubi zviceran, Young Boys, shkruan Sinjali Sportiv.

Futbollisti do të jetë pjesë e Tiranës deri në përfundim të këtij sezoni.

Njoftimi i plotë:

Është bërë sot në ambjentet e stadiumit “Selman Stërmasi” prezantimi i afrimit të parë në merkaton e Janarit, futbollistit të Kombëtares, Taulan Seferi.Lojtari vjen në formë huazimi nga klubi zvicerian Young Boys deri në përfundim të këtij edicioni futbollistik. Pas prezantimit nga presidenti Refik Halili, Seferi firmosi kontratën si bardheblu.Ditën e Hënë, lojtari bashkohet me skuadrën në stërvitje nën urdhërat e trajnerit Dede.

/Sporti në Sinjali/