image Zyrtare: Diego Godin nënshkruan me Cagliarin

Futboll

Zyrtare: Diego Godin nënshkruan me Cagliarin

news image

Klubi italian, Cagliari ka njoftuar zyrtarisht transferimin e Diego Godinit nga Interi, shkruan Sinjali Sportiv.

Mbrojtësi 34 vjeçar ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare me klubin e ri dhe kështu do ta vazhdojë karrierën më tutje në Serie A.

“Klubi i Cagliarit ka kënaqësinë të iu njoftojë për transferimin e Diego Godinit nga Interi”, thuhet në komunikatën nga Cagliari.

“Mbrojtësi uruguaian ka nënshkruar marrëveshje, e cila e lidh atë me Rossoblu deri më 30 qershor 2023”, thuhet në njoftim.

Diego Godin nënshkroi për Interin verën e kaluar nga Atletico Madridi, kurse largohet nga Zikaltërit vetëm pas një viti. /Sinjali Sportiv/