image Zyrtare: Derbi i madh francez: Lyon – Marseille shtyhet, nuk zhvillohet sot - Sinjali

Zyrtare: Derbi i madh francez: Lyon – Marseille shtyhet, nuk zhvillohet sot

news image

Derbi francez mes Lyonit dhe Marseille nuk do të zhvillohet sot, shkruan Sinjali Sport.

Kryendeshja e javës në Ligue 1 u ndërpre herët në minutën e tetë për shkak të gjuajtjeve me gjësende nga tifozët vendas.

Pas rreth dy orësh gjyqtarët me vendim të federatës franceze kanë marrë vendim që të mos zhvillohet  ky takim sonte duke shtyrë.

Derbi më i madh francez është pezulluar nga gjyqtari kryesor, pasi tifozët vendas kanë gjuajtur me shishe Dimtri Payetin.

Mesfushori francez ishte gati të harkojë nga rivënia e këndit, por tifozët vendas nuk e lejuan, duke e goditur me shishe në kokë. /Gazeta Sinjali Sporti/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: