image Zyrtare: Bentancur dhe Kulusevski transferohen nga Juventusi te Tottenhami

Futboll

Zyrtare: Bentancur dhe Kulusevski transferohen nga Juventusi te Tottenhami

news image

Karriera e Rodrigo Bentancur dhe Dejan Kulusevskit do të jetë larg Torinos. Ata kanë ndryshuar ambient duke iu bashkuar Tottenhamit nga Juventusi.

Kjo është konfirmuar nga vet klubi i Juventusit që iu ka dhënë lamtumirën uruguaianit dhe suedezit, transmeton Sinjali Sport.

Bentancur ishte pjesë e Juventusit prej vitit 2017, kur erdhi nga Boca Juniors.

Në anën tjetër Kulusevski iu bashkua Zonjës së Vjetër vitin 2020 nga Parma.

Juventusi do të marrë 19 milionë euro plus shtesa 6 milionë euro nga shitja e Bentancurit, kurse Kulusevski u huazua për 1 vit e gjysmë me të drejtë blerje për 35 milionë euro.

/Gazeta Sinjali Sporti/