Bayern Munichu ka konfirmuar edhe zyrtarisht se ka ndarë udhët me trajnerin Niko Kovac.
Bayern Munichu ka ndarë udhët me Niko Kovacin, ashtu siç edhe kishte raportuar më herët Sport BILD.
Karrigia e Kovacit ishte ‘lëkundur’ fort së fundmi, pas humbjes së thellë 5:1 që trajneri kroat e pësoi nga ish-ekipi i tij, Eintracht Frankfurt.
Shkarkimi i tij është konfirmuar edhe nga klubi bavarez. /Gazeta Sinjali/