image Bayerni dëshiron shërbimet e Manes

Futboll

Bayerni dëshiron shërbimet e Manes

news image

Bayerni raportohet se është e interesuar në shërbimet e anësorit të Liverpoolit, Sadio Mane.

Gazetari gjerman i SkySports, Florian Plettenberg thekson se drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic e dëshiron atë te Bayerni.

Sipas tij, ende nuk ka negociata mes Bayern dhe Liverpoolit deri më tani por Salihamidzic është takuar me agjentin e Manes gjatë fundjavës.

Bisedimet për një zgjatje të kontratës midis Liverpoolit dhe Manés raportohet se janë të vështira dhe kjo mund të mundësojë që senegalezi të bëjë një lëvizje te klubi gjerman.

/GazetaSinjaliSport/