image Zyrtare: Barcelona përballet me Boca Juniors për trofeun "Maradon Cup"

Futboll

Zyrtare: Barcelona përballet me Boca Juniors për trofeun “Maradon Cup”

news image

Barcelona dhe Boca Joniors do luajnë ndeshje miqësore për nder të legjendës argjentinase, Diego Maradona.

Ndeshja do zhvillohet në Arabinë Saudite me 14 dhjetor, një vit më vonë që nga vdekja e legjendës argjentinase.

Në qytetin e Arabisë Saudite, Riyadh do zhvillohet ndeshja, ku do jenë të pranishëm plotë 25 mijë spektatorë.

“Në 14 dhjetor, Barcelona dhe Club Atletico Boca Juniors do takohen në atë që quhet Maradona Cup, miqësore në nder të legjendës Diego Armando Maradona, vetëm një vit pas vdekjes së tij”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, Maradona ishte pjesë e katalunasve nga viti 1982-1984 dhe zhvilloi 58 paraqitje duke fituar Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës. /Gazeta Sinjali Sporti/