Klubi i Malishevës ka prezantuar transferimin më të ri.
Bejta i cili ka lindur në vitin 1990 dhe vjen nga Prekazi i Epërm i Komunës së Skenderajt është transferimi më i ri i skuadrës së sapo promovuar në Superligë.
FC Malisheva ka arritur marrëveshje për transferimin e Bejtës në sezonin 2021/22.
Bejta është një mbrojtës ku fiziku i tij i fortë dhe cilësia në ajër konsiderohen më të mirat.
Në veçanti, inteligjenca e tij taktike dhe aftësia për të lexuar lojën, bëjnë që Bejta të prishë shfaqjet sulmuese të kundërshtarit. Përveç atributeve të tij të futbollit, Bejta vlerësohet shumë edhe për udhëheqjen, vendosmërinë dhe ndikimin e tij në fushë tek bashkëlojtarët.
Lajmin për transferimin e Bejtës e ka zyrtarizuar FC Malisheva përmes llogarisë zyrtare në Facebook. /Gazeta Sinjali Sporti/