Futbollisti kosovar Arianit Ferati transferohet te skuadra e Fortuna Sittardit, shkruan Sinjali Sport.
Klubi holandez përmes një postimi në rrjetet sociale, kanë bërë të ditur transferimin e 23-vjeçarit.
✍???? Arianit Ferati tekent definitief bij Fortuna Sittard! #SamenNaoVeure #WelkomArihttps://t.co/nIcMRJnY0C
— Fortuna Sittard (@FortunaSittard) July 29, 2021
Ferati dy edicionet e fundit i luajti për Waldhof Mannheim, ndërsa më parë ka luajtur edhe për Stuttgartin.
Mesfushori ofanzivë ende nuk e ka përcaktuar se cilën kombëtare do ta përfaqësojë, por deri në vitin 2017 ka luajtur për grupmoshat e Gjermanisë. /Gazeta Sinjali Sporti/