image ZYRTARE: Arbër Zeneli bëhet bashkëlojtar me sulmuesin e Arsenalit tek Reims

Futboll

ZYRTARE: Arbër Zeneli bëhet bashkëlojtar me sulmuesin e Arsenalit tek Reims

news image

Klubi francez, Stade Reims ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit të Arsenalit, Folarin Balogun.

Transferimi do të jetë në formë huazimi për edicionin 2022-23, që nuk përfshin ndonjë opsion apo obligim blerje.

21-vjeçari nënshkroi kontratë afatgjate me Arsenalin sezonin e kaluar, pasi konsiderohet si një nga sulmuesit më me perspektivë për të ardhmen.

Në 2018-2019, ai shënoi 25 gola në 19 ndeshje për Arsenalin U18, duke u zgjedhur lojtari i sezonit në Premier League 2.

Balogun tek Reims do ta ketë bashkëlojtar reprezentuesin e Kosovës, Arbër Zeneli, me të cilin mund ta krijojnë një partneritet të frikshëm për sezonin e ri në Ligue 1.

/GazetaSinjaliSport/