Pas ndeshjes së sotme, skuadra e Feronikelit ka vendosur që t’i ndajë rrugët me këshilltarin Albert Bunjakun dhe trajnerin Agim Sopi.
Gjithë kjo është arritur me marrëveshje të dyanshme, pas një takimi mes bordit drejtues dhe dyshes Bunjaku-Sopi./GazetaSinjali/
Komunikata e plotë e lëshuar nga faqja zyrtare e Feronikelit:
Pas ndeshjes së sotme, drejtues të KF Feronikelit kanë mbajtur takim me këshilltarin e presidentit z. Albert Bunjaku dhe trajnerin e klubit të Feronikelit, z. Agim Sopi.
Me një marrëveshje të dyanshme dhe pas një takimi krejtësisht miqësor, u vendos që të ndahen rrugët mes dyshes Bunjaku dhe Sopi, me klubin e Feronikelit.
Klubi i futbollit Feronikeli, i uron shumë suksese z. Bunjakut dhe z. Sopi në hapat e tyre të mëtutjeshëm dhe i falënderon për korrektësinë dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës sa ishin në klub.
Për detaje të reja, do të njoftojmë me kohë opinionin.