Federata e Futbollit e Kosovës ka prezantuar sot trajnerin e ri Alain Giresse.
Nga sot drejtimin e “Dardanëve” do e ketë francezi Giresse, pas shkarkimit të zviceranit Bernard Challandes, 4 muaj më parë, shkruan Sinjali Sport.
Prezantimi i Giresse u bë nga i pari i FFK-së, Agim Ademi, në një konferencë shtypi të organizuar së bashku me Muharrem Sahitin dhe Bajram Shalën.
Francezi si trajner për disa vite ka menaxhuar skuadra si: Toulouse (1996-98 dhe 1999/2000), Paris Saint-Germain (1998) dhe FAR Rabat (2001/2003).
Ai ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me Kosovën.