image Zyrtare: Aaron Ramsey transferohet te Rangers

Futboll

Zyrtare: Aaron Ramsey transferohet te Rangers

news image

Aaron Ramsey zyrtarisht është futbollist i Rangers, transmeton Sinjali Sport.

Mesfushori uellsian u huazua nga Juventusi tek skuadra skoceze për pjesën e mbetur të sezonit, mirëpo edhe me opsionin për ta blerë.

Skuadra e Rangers me anë të një video në “Twitter” njoftoi për përforcimin e ri.

Ramsey kthehet në Britaninë e Madhe pas 3 viteve të kaluar në Serie A me Juventusin.

Reprezentuesi i Uellsit më herë ka luajtur për Arsenalin, Cardiff Cityn dhe Nottingham Forestin.

Ramsey është futbollisti i tretë që largohet në ditën e fundit të merkatos së janarit nga Bianconeri, pas Bentancur dhe Kulusevskit, që iu bashkuan Tottenhamit.  /Gazeta Sinjali Sporti/