image Zyra e Kryeministrit: Forumi i liderëve politikë i dha mbështetje të plotë procesit të dialogut me Serbinë

Politikë

Zyra e Kryeministrit: Forumi i liderëve politikë i dha mbështetje të plotë procesit të dialogut me Serbinë

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka njoftuar sot Forumin e partive politike për ecurinë e deritanishme të dialogut me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, që siç ritheksoi ai, duhet të përfundojë me normalizim të marrëdhënieve në mes dy vendeve dhe me njohje reciproke.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Hoti shtjelloi ecurinë e deritanishme të procesit të dialogut, duke nisur që nga Samiti i Parisit i mbajtur më 10 korrik 2020 nëpërmjet video-konferencës.

Hoti edhe me këtë rast ka ritheksuar se i tërë procesi i dialogut do të jetë plotësisht transparent, ndërsa Kuvendi i Kosovës, Forumi i partive politike dhe opinioni i gjerë në vend do të njoftohet hollësisht për secilin takim.

Nga ana e tyre, sipas ZKM-së, të gjithë përfaqësuesit e partive politike të vendit të përfaqësuara në këtë forum i dhanë mbështetje të plotë Hotit dhe Qeverisë së Kosovës për procesin e dialogut politik me Serbinë.

Ftesat për këtë takim i refuzuan kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. /Gazeta Sinjali