Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës, ka reaguar pas publikimit të fotografisë ku shihen disa nxënës në hollin e Kuvendit, të cilët në duart e tyre mbajnë fotografinë e kryeparlamentarit dhe presidentes Vjosa Osmani, përcjell Sinjali.
Ky veprim, sipas tij ka ndodhur pa dijeninë e tyre dhe përgjegjës për këtë akt i bën mësimdhënësit. Ai konsideron që kjo gjë ka ndodhur vazhdimisht ndonëse është kundër kësaj praktike që fëmijët të mbajnë në duart e tyre fotografitë e politikanëve.
“Në këtë foto po shihen fëmijët duke mbajtur fotografinë e kryetarit të Kuvendit dhe Presidentes. Pajtohemi që nxënësit e shkollave të ndryshme të Kosovës të bëjnë vizita në institucionet e Republikës së Kosovës dhe të njoftohen nga afër me punët e institucioneve të vendit. Një veprimtari e tillë ka ndodhur vazhdimisht edhe në të kaluarën. Mirëpo jemi kundër kësaj praktike që fëmijët të mbajnë në dorë fotografi të figurave politike”, ka shkruar Kërçeli.
Kosovë