image Zyra e BE-së reagon për përjashtimin e AKA-së nga ENQA - Sinjali

Arsim/ Zyra e BE-së reagon për përjashtimin e AKA-së nga ENQA

news image

Zyra e BE-së në Kosovë ka reaguar ndaj vendimit të Asociacionin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë që të mos vazhdojë anëtarësinë e Agjencisë Kosovare të Akreditimit.

Në një deklaratë për media, shefja e zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova e fajësoi qeverinë dhe politikën për këtë situatat. Aty është kujtuar vendimi i Ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqit, i cili me kërkesë të Haradinajt kishte shkarkuar Këshillin Shtetëror të Cilësisë.

“Me keqardhje kemi kuptuar që Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka dështuar në përpjekjet për të rinperterire anëtarësimin në Asociacionin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA)”.

“Të qenit anëtar i kësaj organizate nuk ishte vetëm një arritje e madhe për institucionet e Kosovës, por edhe shumë e rëndësishme për të lehtësuar mobilitetin për studentët dhe të rinjtë e kualifikuar të Kosovës. Ndërprerja e anëtarësimit është një kthim prapa dhe pasojë e drejtpërdrejtë e politikave jo të shëndosha në të kaluarën, siç ishte vendimi i Qeverisë në shtator të vitit 2017 për të shkarkuar të gjithë Bordin e Agjencisë pa arsyetimin e duhur”, thuhet në njoftim.

Më tutje BE e ka cilësuar si dëshpëruese faktin që arsyeja e largimit të AKA-së nga ENQA është për shkaqe politike.

“ENQA ka renditur faktorët që çuan në vendimin e tyre. Është dëshpëruese të shohësh që shumica e tyre mund të adresohen me vullnet politik të Qeverisë për t’i siguruar Agjencisë dhe Bordit të saj resurset e nevojshme”.

“Qeveria e ardhshme duhet të adresojë menjëherë të gjitha çështjet së bashku me AKA-në dhe të sigurojë që pas dy vjetësh, kur Kosova përsëri të ketë të drejtën të aplikojë për anëtarësim, Kosova të rifitojë me sukses vendin e vet në dy institucionet evropiane për cilësi në arsim të lartë. Më e rëndësishmja, Qeveria e re nuk duhet të përsërisë gabimet e së kaluarës”.

“Ne inkurajojmë Bordin e AKA-së që të adresojë rekomandimet e ENQA-së dhe të vazhdojë përpjekjet për të siguruar cilësi në institucionet e arsimit të lartë. Bashkimi Evropian gjithmonë do të jetë i gatshëm të ndihmojë këtë proces”, përfundon njoftimi i zyrës së BE-së./Gazeta Sinjali/

Ky shkarkim bëri që AKA të përjashtohet nga  ‘European Quality Assurance Register for Higher Education’ (EQAR) ndërsa të degradohet në ENQA.“Të qenit anëtar i kësaj organizate nuk ishte vetëm një arritje e madhe për institucionet e Kosovës, por edhe shumë e rëndësishme për të lehtësuar mobilitetin për studentët dhe të rinjtë e kualifikuar të Kosovës. Ndërprerja e anëtarësimit është një kthim prapa dhe pasojë e drejtpërdrejtë e politikave jo të shëndosha në të kaluarën, siç ishte vendimi i Qeverisë në shtator të vitit 2017 për të shkarkuar të gjithë Bordin e Agjencisë pa arsyetimin e duhur”, thuhet në reagim.Sipas tyre shumica e arsyeve të përmendur nga ENQA “mund të adresohen me vullnet politik të Qeverisë për t’i siguruar Agjencisë dhe Bordit të saj resurset e nevojshme”.Ata kanë bërë thirrje që qeveria e ardhshme ta marrë me urgjencë këtë çështje në mënyrë që kur Kosova përsëri të ketë të drejtën të aplikojë për anëtarësim, Kosova të rifitojë me sukses vendin e vet në dy institucionet evropiane për cilësi në arsim të lartë.

“Ne inkurajojmë Bordin e AKA-së që të adresojë rekomandimet e ENQA-së dhe të vazhdojë përpjekjet për të siguruar cilësi në institucionet e arsimit të lartë. Bashkimi Evropian gjithmonë do të jetë i gatshëm të ndihmojë këtë proces”, përfundon njoftimi.


Shpërndaje artikullin