Shteti zviceran ka njoftuar se të gjitha dyqanet, baret dhe restorantet duhet të mbyllen nga ora 19:00, me qëllim të luftimit të koronavirusit.
Këto rregulla do të hyjnë në fuqi me 22 janar të vitit të ardhshëm, përcjellë Gazeta Sinjali.
Ndryshe, Zvicra ka një ndër shkallët më të mëdha të infeksionit për numër të banorëve në Evropë dhe qeveria ka frikë se situata mund të dalë jashtë kontrollit gjatë festave të fundvitit.
“Po shohim një rritje eksponenciale. Spitalet tona dhe punëtorët tanë shëndetësorë po vendosen deri në limitin e tyre”, tha presidentja e vendit, Simonetta Sommaruga.
Shteti i kishte lehtësuar masat me faza dhe shumë vende tjera e kishin vlerësuar lart veprimin e Zvicrës gjatë krizës, kur theksi ishte vënë mbi përgjegjësinë individuale, shkruan France24.
Megjithatë, raportet mes grupeve që flasin gjuhë të ndryshme janë keqësuar, ndërsa masat e qeverisë janë kritikuar që nga vala e re në tre muajt e fundit.