Zvicra njoftoi sot vendosjen e kufizimeve të reja në jetën publike dhe shoqërore, pas një rritjeje të mprehtë të normave të infektimeve me COVID-19, transmeton Gazeta Sinjali.
“Masat do të fillojnë të zbatohen nga e enjtja dhe nuk është caktuar ende një datë përfundimi”, njoftoi Këshilli Federal zviceran.
“Zvicra është tashmë një zonë e nxehtë në Evropë”, shtoi këshilltari federal, Alain Berset.
Baret dhe restorantet tani duhet të mbyllen në orën 23:00, raporton ATSh.
Ngjarjet me më shumë se 50 persona janë të ndaluara, gjithashtu edhe aktivitetet sportive dhe kulturore, që përfshijnë më shumë se 15 persona.
Hyrja në karantinë do të kërkohet vetëm nëse udhëtarët vijnë nga një zonë incidenca 14-ditore e së cilës është më shumë se 60 raste më e lartë se në Zvicër.
Sot, Zvicra dhe Lihtenshtajni regjistruan 8 mijë e 616 infeksione të reja në 24 orët e fundit, duke shënuar një rritje tjetër të madhe në të dy vendet, të cilat kanë një popullsi të kombinuar prej rreth 8,6 milionë banorësh. /Gazeta Sinjali/