image Zvicra U-17 me fitore të thellë ndaj Gjibraltarit, pesë gola realizohen nga shqiptarët

Futboll

Zvicra U-17 me fitore të thellë ndaj Gjibraltarit, pesë gola realizohen nga shqiptarët

news image


Pesë shqiptarë në përbërjen e parë të Kombëtares së Zvicrës U-17, e cila përfundoi me rezultat të thellë 7:0 ndaj Gjibraltarit U-17.

Pesë gola nga shtatë u realizuan nga futbollistët me prejardhje shqiptare në fitoren bindëse.

Titullarë u paraqitën Leon Frokaj, Leon Asllani, Bleon Xhemaili, Leart Zuka e Adriatik Salihi, ndërsa në pjesën e dytë u aktivizuan Labinot Bajrami në minutën e 46-të dhe Kevin Krasniqi po ashtu në minutën e 46-të.

Golat i shënuan Asllani (20′), Frokaj (47’e 82′), Bajrami (49′), K. Krasniqi (56′), Di Gusto (64′ pas asistimit të Bajramit e 90+1′).

Zvicra kryeson me 4 pikë pas dy xhirove në grupin 7 të kualifikueseve për Kampionatin Evropian dhe Gjibraltari është në fund me 0 pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/