image Kamberi tregon se a do të ketë Asociacion edhe për shqiptarët në Serbi

Politikë

Kamberi tregon se a do të ketë Asociacion edhe për shqiptarët në Serbi

news image

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka përsëritur edhe një herë kundërshtimin e fortë për draft statutin e Asociacionit duke thënë se qëllimi kryesor i ekipit menaxhues ishte krijimi i një Republika Sërpska në Kosovë.

Në një lidhje direkte me “Ditari” në A2 CNN, Shaip Kamberi, deputet shqiptar në parlamentin e Serbisë, theksoi se zgjidhja duhet kërkuar në kuadër të asaj që lejon Kushtetuta e Kosovës.

“Nuk mund të lejojë kurrsesi ndërtimin e standardeve më të larta nga ato të vetë BE-së për pakicat, dhe jo lejimin e situatave të tilla kur këto standarde unike do të kishin vlerë vetëm për një komunitet në Ballkanin Perëndimor,” shtoi deputeti shqiptar në Serbi.

Ai theksoi se qëndrimi i tyre është i njohur: “Kërkohet reciprocitet dhe që çdo lloj e drejte që u jepet serbëve të jetë në simetri me të drejtat që i jepen komunitetit shqiptar në Luginë.”

Ndërsa, sa i përket modelit të Kroacisë për pakicat kombëtare, të cilin Vuçiq e refuzoi për Kosovën, Kamberi shpjegoi se ngërçi në këtë rast qëndron te fakti që Serbia do të këmbëngulë deri në fund për të nxjerrë diçka më tepër nga ajo që ka bërë në Kroaci.

Sipas tij, Serbia kërkon që të ketë mekanizma të përhershëm me të cilat kërkon që të kontrollojë stabilitetin në Kosovë.

Zgjidhja, thotë Kamberi, duhet kërkuar vetëm në kuadër të Kushtetutës dhe që parimet për pakicat të mos jenë të natyrës ekskluzive për serbët.

/GazetaSinjali/