image Zvicra shmangë humbjen ndaj Bjellorusisë me dy gola në fund të ndeshjes, rrezikon pozitën e parë

Futboll

Zvicra shmangë humbjen ndaj Bjellorusisë me dy gola në fund të ndeshjes, rrezikon pozitën e parë

news image

Zvicra ka bërë një tjetër hap fals në grupin I, aty ku ndodhet edhe Kosova.

‘Helvetët’ kanë barazuar me rezultat 3-3 në shtëpi ndaj skuadrës së Bjellorusisë.

Zvicëranët madje ishin në prag të humbjes, por me dy gola të fund të ndeshjes e evituan atë.

Zvicra mbylli pjesën e parë në epërsi, me anë të një eurogoli nga Xherdan Shaqiri në minutën e 28-të.

Megjithatë, mysafirët më pas i realizuan tre gola të njëpasnjëshëm në minutat 61′ 69′ dhe 84′ për rezultatin 3-1.

Sidoqoftë, zvicëranët u kthjellën në fund të ndeshjes, ku fillimisht Manuel Akanji ngushtoi shifrat në minutën e 89-të, dhe më pas mesfushori Zeki Amdeuni të barazonte gjithçka në kohën shtesë, për t’i ndarë pikët.

Me këtë barazim, Zvicra lëshon një mundësi të mirë për të kryesuar pastër, e cila tani qëndron me 15 pikë, vetëm dy më pak sesa Romania e cila ndodhet e dyta me 13 pikë.

Zvicëranët do t’i zhvillojnë edhe tre ndeshje deri në fund të këtij cikli kualifikues të EURO 2024, ku luajnë ndaj Izraelit, Kosovës dhe Romanisë.

/GazetaSinjaliSport/