image Zvicra regjistron ulje të rasteve me koronavirus në 24 orët e fundit

Evropë

Zvicra regjistron ulje të rasteve me koronavirus në 24 orët e fundit

news image

Zyra Federale e Shëndetit Publik ka njoftuar të enjten se në 24 orët e fundit në Zvicër janë raportuar 6 mijë e 924 raste të reja me COVID-19 nga 31 mijë e 659 testime të kryera, një ulje e konsiderushme në raport me ditët tjera.

Gjatë kësaj periudhe janë shënuar edhe 94 viktima.

Ndërkohë, shkalla e pozitivitetit – raporti i testeve pozitive me numrin e përgjithshëm të testeve, ishte 21.9 përqind.

Që nga fillimi i pandemisë gjithsej 250 mijë e 396 persona janë infektuar me koronavirus në Zvicër. /Gazeta Sinjali/