image Zvicra pritet të ashpërsojë masat COVID-19 për të pavaksinuarit - Sinjali

Zvicra pritet të ashpërsojë masat COVID-19 për të pavaksinuarit

news image

Një javë pas shtrëngimit të rregullave për certifikatat dhe mbajtjen e maskave, qeveria zvicerane  ka propozuar masa të reja për të frenuar infeksionet në rritje nga COVID-19 dhe për të lehtësuar presionin mbi spitalet.

Skenari i parë parashikon një shtrirje të të ashtuquajturit rregulli “2G”, duke kufizuar hyrjen brenda vendeve publike, restorante, bare, salla koncertesh, kinema etj.

Skenari i dytë shkon më tej, duke propozuar mbyllje të atyre vendeve ku mbajtja e maskës nuk është e mundur, për shembull baret, restorantet, palestrat dhe klubet e natës, shkruan Swissinfo.

Ndërkohë, përtej dy skenarëve, qeveria propozoi gjithashtu masa tjera të premten, duke përfshirë kufizimin e tubimeve private në pesë persona dhe bërjen e punës nga shtëpia të detyrueshme./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin