image Zvicra pritet që së shpejti të fillojë testimin e një vaksine anti-COVID

Evropë

Zvicra pritet që së shpejti të fillojë testimin e një vaksine anti-COVID

news image

Instituti Zviceran Tropikal dhe Shëndeti Publik (Swiss TPH) në Bazel po monitoron nga afër garën për testimin e një vaksine anti-COVID.

Shefi i Swiss TPH, Jürg Utzinger beson se është reale që një vaksinë të vihet në dispozicion të publikut të gjerë verën e ardhshme.

“Ka udhëzime ndërkombëtare që duhen ndjekur. Etikisht, teknikisht dhe shkencërisht, kjo duhet të jetë absolutisht e përsosur”, thotë Utzinger për srt.ch.

Rreth 20 vaksina tashmë janë testuar te njerëzit. Për shembull, ajo e kompanisë Moderna. Rezultatet fillestare tregojnë se pjesëmarrësit e vaksinuar shpesh zhvillonin edhe më shumë antitrupa sesa njerëzit që në të vërtetë kishin virusin. Sidoqoftë, për shkak të periudhës së shkurtër të studimit, nuk është e qartë se edhe sa kohë antitrupat mund të mbrojnë në të vërtetë kundër një infeksioni koronavirus.

Në fund të verës, kjo vaksinë e mundshme do të testohet edhe te njerëzit në Zvicër. Gjashtë qendra universitare në të gjitha pjesët e vendit dëshirojnë të kryejnë teste klinike mbi 1200 vullnetarë për vaksinimin e ri të Moderna.

Por sa shpejt mund të lëshohet një vaksinë?

Agjencia e miratimit Swissmedic thotë se nëse është e nevojshme, procedura e miratimit për një vaksinë të rëndësishme mund të rregullohet.

“Ne mund të lejojmë vaksinat për një kohë të kufizuar dhe të presim që të dhënat shtesë të kontrollohen më pas. Ose mund të lejojmë aprovim të përshpejtuar nëse prova e sigurisë, efektivitetit dhe cilësisë tashmë është siguruar në mënyrë të plotë”, shpjegon Claus Bolte, Shefi i Miratimit në Swissmedic.

Përveç kësaj, ekziston edhe mundësia e aprovimit vetëm pjesërisht të vaksinës. Për shembull, për grupmoshat e caktuara ose grupet e popullsisë me ose pa sëmundje të caktuara të mëparshme.

“Ne mund t’i përshtatim të gjitha këto nëse dëshironi”, thotë Bolte.

Për një vaksinë anti-COVID janë duke punuar edhe vende të tjera të botë.

Gara për një vaksinë po vazhdon me një ritëm të shpejtë. Rezultati i kësaj gare është ende i hapur./ Gazeta Sinjali/