image Zvicra për takimin Kurti-Vuçiq: Shpresojmë se bisedimet e mëtejshme do të japin rezultatet e dëshiruara

Politikë

Zvicra për takimin Kurti-Vuçiq: Shpresojmë se bisedimet e mëtejshme do të japin rezultatet e dëshiruara

news image

Zvicra e ka mirëpritur takimin e fundit në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, mbi propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Përmes një cicërime në Twitter, MPJ e Zvicrës shpreson se bisedimet e mëtejshme do të japin rezultatet e dëshiruara.

“Zvicra mirëpret takimin e fundit në Bruksel mes kryeministrit @albinkurti dhe Presidentit @avucic mbi propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Zvicra duke mbështetur dialogun e lehtësuar nga BE, shpreson se bisedimet e mëtejshme do të japin rezultatet e dëshiruara”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë, se dje Kurti dhe Vuçiq kanë mbajtur një takim në Bruksel, bashkë më ndërmjetësuesit, Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak.

Ky takim përfundoi pas disa orësh bisedime, ku të dyja palët u dakorduan për propozimin franko-gjerman, por nuk u nënshkrua asnjë marrëveshje.

/GazetaSinjali/