image Zvicra mund të heq sot masat kundër COVID-19

Evropë

Zvicra mund të heq sot masat kundër COVID-19

news image

Ministri i Shëndetësisë, Alain Berset gjatë javës së kaluar ka bërë të ditur se sot do të marrin masa lehtësuese në lidhje me koronavirusin.

Sipas gazetave Blick dhe Tagesanzeiger, ministri Berset ka propozuar që Këshilli Federal të paraqesë dy variante të zbutjes, për konsultim me kantonet.

Varianti i parë parashikon heqjen e shkallëzuar të masave të mbetura, ndërsa sipas variantit të dytë, të gjitha masat duhet të hiqen menjëherë.

Kështu, kantoneve u jepen dy javë kohë për të menduar për planet përkatëse dhe Këshilli Federal do të marrë vendimin e radhës më 16 shkurt.

Në gazetën “Tages Anzeiger” thuhet: “Të shtruara për debat janë masat si më poshtë: heqja e detyrimit për të treguar certifikatën, heqja e kufizimeve në takimet private dhe në ngjarjet e mëdha dhe heqja e detyrimit për të mbajtur maskën.

Në rastin e detyrimit për maskë, është e pritshme të ketë një qasje hap pas hapi, ashtu që ky detyrim të ruhet ende për transportin publik dhe dyqanet”, ka shkruar gazeta.

/GazetaSinjali/