Kombëtarja e Zvicrës dhe ajo e Turqisë u përballen mes veti në ndeshjen e fundit të Grupit A, shkruan Sinjali Sport.
Zvicra fitoi me rezultat 3-1, duke e arritur fitoren e parë në këtë Evropian.
Xherdan Shaqiri me dy super gola dhe Haris Seferovic me një tjetër mjaft të bukur korrën fitoren për vendasit.
Irfan Kahveci shënoi golin e parë për Turqinë dhe të vetmin në këtë EURO.
Me këtë fitore helvetët arrijnë në kuotën e katër pikëve dhe barazohen me Uellsin, por për shkak të golaverazhit mbesin në pozitën e tretë dhe do presin kualifikimin në bazë të rezultateve të kombëtareve tjera që janë në grupet tjera në pozitën e tretë.
Italia nga Grupi A u kualifikua si e para me bilanc perfekt me tre fitore, derisa Turqia si e fundit kthehet në shtëpi me asnjë pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/