image Zvicra mbyll të gjitha dyqanet, ashpërsohen masat antiCOVID

Evropë

Zvicra mbyll të gjitha dyqanet, ashpërsohen masat antiCOVID

news image

Qeveria zvicerane ka njoftuar se do të mbyllë të gjitha dyqanet të hënën, përveç atyre me gjërat e domosdoshme, transmeton Gazeta Sinjali.

Po ashtu, qeveria ka njoftuar kompanitë se duhet që të caktojnë punonjësit që të punojnë nga shtëpia sa më shumë që është e mundur.

Përveç kësaj, qeveria do të zgjasë mbylljet aktuale të restoranteve, palestrave dhe ambienteve kulturore për pesë javë të tjera, deri në fund të shkurtit.

“Kjo është e dhimbshme dhe ndonjëherë provokon zemërim. Është në natyrën njerëzore, por ne duhet të qëndrojmë të qetë,” tha presidenti Guy Parmelin.

Pavarësisht nga kufizimet e reja dhe të zgjeruara, shumica e shkollave zvicerane dhe vendpushimet e skive mbetën të hapura.

Zyra Federale e Shëndetit Publik regjistroi sot 3,001 raste të reja të infeksionit me koronavirus.

Numri i të infektuarve për 100.000 njerëz gjatë 14 ditëve qëndron në 477.5 – shumë më shumë se 155 në Gjermaninë fqinje./Gazeta Sinjali/