Çerekfinalja e parë në Kampionatin Evropian po zhvillohet mes Zvicrës dhe Spanjës, shkruan Sinjali Sport.
Zvicra ka barazuar më Spanjën 1-1, duke e bërë takimin më interesant në vazhdime.
Xherdan Shaqiri realizoi golin e barazimit, pas një gabimi në mbrojtje të cilin e shfrytëzuan zviceranët.
Denis Zakaria pas një devijimi nga goditja e Jordi Albas shënoi autogol.
Helvetët në këtë takim janë pa liderin e ekipit Granit Xhakën, i cili do mungoj për shkak të kartonëve, kurse kapiten në këtë ballafaqim është Xherdan Shaqiri. /Gazeta Sinjali Sporti/