Kampionia e Evropës, Italia, përsëri ka barazuar në eliminatoret për Kupën e Botës, raporton Sinjali Sport.
Azzurri barazoi në udhëtim te helvetikët pa gola 0-0.
Jorginho kishte mundësinë ta kalonte skuadrën e Mancinit në epërsi në minutën e 53-të, mirëpo penaltinë e tij e priti Sommer.
Ky është barazimi i dytë reshtë për kampionët evropian, pas atij ndaj Bullgarisë.
Sidoqoftë, Italia prin në Grupin C me 11 pikë, Zvicra gjendet menjëherë poshtë saj me shtatë sosh. /Gazeta Sinjali Sporti/