image Zvicra dëbon imamin kosovar për shkak të dhunës seksuale ndaj gruas

Kosovë

Drejtësi/ Zvicra dëbon imamin kosovar për shkak të dhunës seksuale ndaj gruas

news image

Një imam kosovar përkundër kishte rreth 4 vite qëndrim në Zvicër, është dëbuar nga ky shtet. Sipas mediumit “Blick”, arsyeja e dëbimit të imamit është për shkak të dhunës ndaj bashkëshortës së tij si dhe qëndrimeve të kundërta meligjet e Zvicrës.

Ky medium shkruan se imami duhet ta lë Zvicrën për shkak gjykatat atje kanë vendosur që imami nuk mund të jetojë më në shtetin zviceran.

Imami dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe seksuale ndaj gruas së tij, nga ku viktima më pas është dërguar në qendër të rehabilitimit.

Imami së bashku me bashkëshorten e tij ishin duke jetuar në Zvicër qe katër vite, por që jetonin ndaras. Çifti kishte edhe një fëmijë të përbashkët, ndërsa bashkëshortja e tij kishte edhe katër fëmijë nga maretsa e saj e më hershme.

Vendimi i Gjykatës Supreme Federale ka konstatuar tutje se imami në fjalë nuk është socializuar me ligjet dhe jetën në Zvicër./Gazeta Sinjali/

Lajmin e nga gazeta “Blick” e gjeni: Këtu