Sot, në Llozanë të Zvicrës është protestuar kundër vaksinimit të detyrueshëm dhe masave anti-COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Qindra protestues me parulla “Unë nuk dua të jetoj kështu”, kundërshtuan edhe ndryshimin e ligjit COVID-19, i cili është planifikuar të bëhet më 28 nëntor të këtij viti.
“Unë nuk dua të jetoj kështu”, “Për lirinë, kundër certifikatave të vaksinimit antiCOVID dhe ndryshimeve të ligjit COVID-19 më 28 nëntor 2021”, ishin vetëm disa nga pankartat që mbanin në duar këta protestues./Gazeta Sinjali/