image Zv/ministri nga AAK-ja kritikon Albin Kurtin që u takua me mikun e Putinit

Kosovë

Takim/ Zv/ministri nga AAK-ja kritikon Albin Kurtin që u takua me mikun e Putinit

news image

Burim Ramadani i AAK-së, e ka kritikuar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për takimin me aktorin e njohur francez, Gerard Depardieu, duke e konsideruar mik të Vladimir Putinit.

“Me Gerard Depardieu? Seriozisht? Gabim Albin, gabim! Po ku t’u gjet një mik i Putinit, pavarësisht vlerave artistike që mund të ketë ai?”, ka shkruar Ramadani në një postim në rrjetin social Facebook.

“Sikurse ke thënë para 4 ditësh për nobelistin Handke, ‘shkrimtarin nuk mund ta gjykojmë assesi si të pavarur prej vetes, veprës e fjalës së vet’. Po Depardieun, e gjykove të pavarur prej vetes?”, ka shtuar më tej ai.

Kurti bashkë me kryeministrin shqiptar Edi Rama, kanë takuar aktorin francez dhe ekipin kosovar të filmit, gjatë një pauze të takimit që kanë pasur mbrëmë.

“Në mes të një bashkëbisedimi të gjatë prej disa orësh me Albinin, ku hapëm shumë tema të bashkëpunimit dhe mirëkoordinimit të dy qeverive, patëm një moment pushimi të veçantë, me autorët kosovarë dhe aktorin e madh Gerard Depardieu, të cilët po xhirojnë në Shqipëri filmin ‘Unë dhe Millosheviqi’”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta Sinjali/